Përplasja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn sa vjen dhe thellohet. Një tjetër shkak për këtë, është bërë qëndrimi i këtij të fundit për Reformën Territoriale.
Veliaj, bëhet me dije, se ka kundërshtuar projektligjin për ndarjen e re territorial dhe ka kërkuar të pezullohet shqyrtimi përfundimtare nga Kuvendi.
Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka zhvilluar një sërë takimesh në qarqe të ndryshme të vendit për Reformën Territoriale, të cilën e ka cilësuar si një reformë për Shqipërinë dhe jo për një bashki apo një tjetër.
Vlen të theksojmë se me qëndrimin e tij nga paraburgimi i Durrësit për këtë, u provua se nuk është e nevojshme që Erion Veliaj dalë nga qelia që të japë mendim mbi një çështje siç ishte rasti i Reformë Territoriale.
Kujtojmë se pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme refuzoi kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen për “Territorialen”.





































