Maqedonia turpëron sekretarin amerikan të mbrojtjes, pritet me fshesë në aeroport

0
524

Çfarë po ndodh me shërbimet protokollare në Qeverinë e Maqedonisë? Si duket vizitat e njëpasnjëshme, kanë lodhur protokollin e organit ekzekutiv, sa që vonohen edhe në pritje. Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis gjeti të papërgatitur delegacionin në krye me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët ishin duke vendosur tapetin e kuq dhe po pastronin me fshesë, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur.
Tashmë dihet se kjo nuk është herë e parë. Ditë më parë delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë sikurse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Një skandal i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurz ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak shtetëror, raporton Alsat-m.
Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.
https://youtu.be/30kiCs3_x_I

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here