Sherr mes dy grupeve në Laç, katër të plagosur, dy rëndë

0
704

Tre persona janë plagosur në dalje të qytetit të Laçit pas një konflikti masiv.

Sherri ka ndodhur mes dy grupeve por ende nuk dihen motivet e sakta të konfliktit. Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Gege Gegaj, Erlin Shaploci, Gazmend Shaploci dhe Islam Shaploci. Në gjendje të rëndë shëndetësore janë Gegë Gegaj dhe Erlin Shaplozi, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas raportimeve të para policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here