U kapën me 33 kg drogë duke e çuar drejt Greqisë.Arrestohen 2 të rinj në Sarandë, ja si ranë në gjurmët e policisë

0
391

Një sasi prej 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva u sekuestrua nga policia gjatë një operacioni antidrogë i koduar “Piramida”.

Në pranga përfunduan  Alment Bakullati, 27 vjeç si dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shalë, Konispol.

Policia lokale bën me dije se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po transportonin 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit grek pranë vendit të quajtur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:
Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here