Ditën e sotme është mbajtur seanca në Gjykatën e Krujës për 5 të arrestuarit pas aksionit të policisë në Nikël.
Tre prej të arrestuarve janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ylli Canga, Skënder Laze dhe Valter Bami janë dënuar me burg, ndërsa Lufti Haka është lënë i lirë.
Ndërkohë për Marklen Hakën ende nuk është dhënë masa e sigurisë.
Kujtojmë se prokuroria kërkoi arrest me burg për 5 të arrestuarit. Aksioni i policisë në Nikël u mbajt 4 ditë më parë. Policia zbuloi në banesat e të arrestuarve 2 pistoleta dhe 3 armë gjahu pa leje.
Gjyqtare e seancës ështe Enkelejda Hoxha, ndërsa prokuror Petrit Çano.