Pas takimit rreth një orë në hotel “Rogner”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dolën në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku Basha njoftoi bashkimin zyrtar të PDIU-së me frontin opozitar.
Pjesë e frontit opozitar është edhe PBDNJ, parti e cila ka pasur gjithnjë marrëdhenie të ndera me PDIU pasi përfaqësojnë interesa të ndryshme, për shkak të asaj çka përfaqësojnë, njëra mbron interesat e çështjes çame dhe tjetra minoritetin grek.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp në prani të aleatit të ri Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha tha se kjo marrëveshje nuk cënon PBDNJ. Ai tha se nuk do të punohet kundër interesave të minoritetit grek.
“Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore. Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, pro është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe rracionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ”, tha Basha.