“Nuk ka bir nëne që e përjashton nga PS”, ja çfarë ka bërë sot deputeti Gjetan Gjetani

0
488

Deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani, nuk është më pjesë e Grupit Parlamentar të PS. Vendimi u mor zyrtarisht në mbledhjen e grupit pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama direkt nga Asambleja.

Mirëpo, sot ka ndodhur e papritura për shumëkënd që mendonte se Gjetani do ndryshonte qendrim ndaj mazhorancës.

Deputeti jo vetëm që nuk ka munguar në seancë ashtu sikurse zgjodhi të bëjë opozita por ka ngritur kartonin jeshil dhe ka votuar njësoj me socialistët, mes të tjerash edhe kthimin e dekretit të Presidentit Meta për lojërat e fatit.

Gjetani ndërkaq, siç shkruan fotografi Agim Rama i cili ka shkrepur edhe këto foto, ka përsëritur edhe njëherë për kolegët e tij se “nuk ka bir nëne që e përjashton nga PS”.

Kujtojmë se përjashtimi i tij erdhi pas deklaratave për policinë të cilën e cilësoi si të paaftë e të korruptuar, nisur nga vrasjet e fundit në Mamurras.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here