Presidentja kroate komenton deklaratat e Vuçiç për Millosheviçin: Nuk do ta lejoj që të përzihet në çështje të tilla

0
441

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se, Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa shtoi se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.

E pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
“Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç, dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për “DNEVNIK.hr”.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet në çështje të tilla, apo të përcaktonte agjendën politike në Kroaci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here