Vettingu në politikë, ish-presidenti Moisiu: Në fillim të realizohet vettingu në gjyqësor, s’jam dakort me bojkotin e opozitës

    0
    518
    Ish presidenti Alfred Moisiu, duke folur gjate nje tryeze te Forumit Civil 2010, ne Hotel Tirana".

    Lidhur me propozimin e opozitës për vetting në politikë, ka reaguar ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Në një prononcim për News 24, ish-presidenti ka thënë se është dakort që vettingu në politikë të realizohet, por pasi të jetë realizuar vettingu në gjyqësor.

    Gjithashtu Moisiu ka komentuar edhe vendimin e opozitës për bojkot, për të cilin ka thënë se nuk është dakoryt, pasi sipas tij problemet zgjidhe në Kuvend dhe me bisedime.

    Vettingu në politikë është i domosdoshëm, por në fillim të realizohet vettingu në gjyqësor. Pas vettingut në gjyqësor të realizohet ai i politikës. Unë nuk jam dakort me bojkotin e opozitës. Problemet zgjidhen në Kuvend dhe me bisedime.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here