Nis nga Lezha inspektimi për ushqimet pranë shkollave, ja porosia e ministres për AKU-në

0
1062

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, vijojnë masat për mbarëvajtjen e gjithë procesit, si dhe garantimin e sigurisë për nxënësit. Ditën e sotme, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, kanë nisur inspektimin në disa subjekte pranë shkollave “Beslidhja”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Hydajet Lezha” në Lezhë, që shesin produkte ushqimore për nxënësit.

Ministrja Nikolla tha se duhet të garantohet siguria ushtrimore për nxënësit.

“Shkolla po fillon dhe gjithë vëmendja është tek nxënësit edhe në një aspekt tjetër që lidhet me sigurinë ushqimore. Ndaj në cilësinë e ministres do doja të falënderoja Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, të cilët këto ditë përfundojnë inspektimet e para të të gjithë standardeve të bizneseve që operojnë rrotull shkollave. Do të jetë një vëmendje e posaçme edhe në ditët kur fillon shkolla, në mënyrë që ne të sigurojmë sigurinë ushqimore për të gjithë gamën e asortimenteve që këto biznese ofrojnë për nxënësit dhe jo vetëm”, tha ministrja Nikolla.

Nga ana e saj, zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se po vijojnë inspektimet pranë të gjithë bizneseve ushqimore, që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë shkollave.

“AKU është drejt finalizimit të planit të inspektimeve që do të kryejë në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor të cilët ushtrojnë aktivitetin pranë shkollave, duke pasur në qendër të fokusit nxënësit, duke dashur të sigurojë sigurinë ushqimore në të gjithë këta operator në përmbushjen e kushteve higjieno-sanitare. Është një operacion që pritet të përfundojë në fillim të tetorit dhe do të jetë gjatë gjithë vitit 2018-2019”, u shpreh zv.ministrja Gjeçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here