Ariu nuk i frikësohet asgjëje në Gramsh, shkatërron arat, drufrutorët edhe bagëtitë, fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë

0
551

Arinjtë janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit. Veçanërisht pas moratoriumit që mbron kafshët e egra.

Por tashmë një rrezik tjetër është bërë evident. Ata janë kthyer në banorë të përhershëm të fshatrave të thellë malorë (dhe jo vetëm).

I tillë është ariu që shihni në foto i cili shfaqet pothuaj çdo ditë përreth dhe brenda fshatit Kabash të Njësisë Administrative në Gramsh.

Sipas banorëve, ai nuk ka frikë nga asgjë dhe është duke bërë dëme të mëdha duke u shkretuar arat me misër, drufrutorët e madje edhe bagëtitë.

Banorët shprehen për infoElbasani se nuk mund ta vrasin ariun pasi kanë frikë se dënohen me ligj.

Por ata kërkojnë një zgjidhje. Janë në panik dhe frikë, veçanërisht fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë.

Statistikat tregojnë se gjatë këtij viti në mjaft fshatra të Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Prrenjasit janë shfaqur gjithnjë e më shumë arinj të cilët janë kthyer në rreyik për banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here