KPA ka caktuar trupën gjykuese për çështjen e Luan Kaloçit. Trupi gjykues për këtë çështje u caktua me short. Kaloçi është prokuror në Apel, i shkarkuar nga detyra.
Kaloçi ankimoi në KPA vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
KPA me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se kryesuese e trupës është Rezarta Schuetz, anëtarë janë Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci.
Ndërsa relatore e ankimimit të Luan Kaloçit në KPK është Natash Mualaj.