Shqipëri-Izrael/ Panucci: Shkarkimi im në rast humbjeje? Për këtë duhet të pyesni Dukën

0
479

Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael. Panucci tha se ekipi ka punuar shumë dhe është në formë.

“Jemi gati për t’u ndeshur me Izraelin. Ekipi ka punuar shumë mirë dhe jemi në formë. Për ndeshjen kam thirrur lojtarë me eksperiencë. Basha dhe Lilaj kanë minuta, Kaçe nuk ka luajtur. Uroj që nesër të kthehemi me fitore. Formacionin do ta vendos nesër. Shkarkimi im në rast humbjeje? Për këtë duhet të pyesni Dukën”.

Gjithashtu gjatë deklaratës së tij Panucci ka sulmuar edhe ish-presidentin Nishani duke thënë se “Njerëzit duhet të mësojnë edukatën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here