Google search engine
Home Kulture Një mbrëmje koncertore në TKOB, që solli krijimtarinë shqiptare dhe repertorin klasik...

Një mbrëmje koncertore në TKOB, që solli krijimtarinë shqiptare dhe repertorin klasik botëror

0
15

Muzika klasike dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare u ndërthurën në një mbrëmje koncertore në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku Orkestra Simfonike, nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja, solli edhe premierën botërore të veprës “Concerto Trinitas” të kompozitorit Vasil S. Tole.

Koncerti u çel me uverturën e operës “Le nozze di Figaro” të Wolfgang Amadeus Mozart, e cila solli që në tingujt e parë gjallërinë, elegancën dhe energjinë karakteristike të veprës. Në vijim, vepra “Concerto Trinitas” e kompozitorit Vasil S. Tole pati premierën e saj botërore në skenën e TKOB-së. Vepra, me pianist solist Amir Xhakoviq, u prezantua për herë të parë përpara publikut dhe u prit me kureshtje e entuziazëm nga artdashësit, ku TKOB shprehet se vepra i shtoi repertorit muzikor shqiptar një krijim të ri artistik. Mbrëmja koncertore u përmbyll me Uverturën-Fantazi “Romeo dhe Zhulieta” të Pyotr Ilyich Tchaikovsky, një finale e fuqishme dhe plot emocion, e shoqëruar me duartrokitjet e ngrohta të publikut.

Ky koncert iu shtua kalendarit të jetës muzikore të Tiranës, duke sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit një program që ndërthuri repertorin klasik botëror me krijimtarinë muzikore shqiptare. Përmes këtij aktiviteti, publiku pati mundësinë të ndjekë një tjetër mbrëmje kushtuar muzikës. Në vijim në programin artistik këtë nëntor do të zhvillohen të tjerë koncerte në TKOB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here