Google search engine
Home Sport Diomande po bëhet i rëndësishëm në radhët e Real Madrid

Diomande po bëhet i rëndësishëm në radhët e Real Madrid

0
7

Jan Diomande po shndërrohet me shpejtësi në një figurë të pazëvendësueshme te Real Madridi. Lojtari nga Bregu i Fildishtë po luan një rol kyç në përmirësimin e formës së skuadrës nën drejtimin e Murinjos.

19-vjeçari, i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës, pati një fillim jo edhe aq të mirë në kryeqytetin spanjoll, por tani ka shpërthyer me paraqitjet e tij, duke e bërë veten të padiskutueshëm në formacionin titullar.

Shkëlqimi i Diomandes u pa edhe të dielën e kaluar, kur ai ishte ndër më të mirët në fitoren bindëse të Real Madridit ndaj Racing Santanderit, duke realizuar një gol spektakolar.

Me Vinicius Juniorin që po vuan një pezullim prej katër ndeshjesh në La Liga, talenti i ri e ka shfrytëzuar në maksimum mundësinë për të luajtur në krahun e majtë të sulmit. Real Madridi i ka fituar të shtatë ndeshjet në të cilat Diomande ka qenë titullar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here