Google search engine
Home Sport Kimi Antoneli, kampioni i ri i Formula 1

Kimi Antoneli, kampioni i ri i Formula 1

0
22

Italiani Kimi Antoneli, vetëm 20 vjeç, është bërë kampioni më i ri botëror në historinë e Formula 1. Nga triumfet historike te rekordet e moshës, piloti i Mercedesit po shkruan emrin mes legjendave të këtij sporti. Në fakt, Antoneli po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Formula 1, duke thyer rekorde që për vite me radhë janë mbajtur nga emra të mëdhenj të këtij sporti.

Në moshën 20 vjeç, 2 muaj e 7 ditë, italiani është shpallur kampioni më i ri botëror në historinë e F1, duke kaluar rekordin e Sebastian Vetel, i cili e kishte fituar titullin e parë në moshën 23 vjeç e 134 ditë. Por ky është vetëm njëri prej shumë rekordeve të vendosura nga piloti i ri.

Në vitin 2026, Antoneli u bë gjithashtu fituesi i dytë më i ri i një gare të Formula 1, pas Maks Vershtapen, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Kinës, në moshën rreth 19 vjeç e 6 muaj. Në të njëjtën periudhë, ai u bë edhe piloti më i ri që siguroi pole position, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Vetel. I

taliani vendosi një tjetër rekord historik në Çmimin e Madh të Japonisë, ku mori kryesimin e kampionatit në moshën 19 vjeç, 7 muaj e 1 ditë, duke u bërë lideri më i ri në historinë e këtij kompeticioni. As Monako nuk i shpëtoi dominimit të tij. Antoneli u bë adoleshenti i parë që fitoi në pistën legjendare, në moshën 19 vjeç, 9 muaj e 14 ditë.

Në këtë garë, ai regjistroi edhe një Grand Chelem, duke u nisur nga pole position, fituar garën, realizuar xhiron më të shpejtë dhe qëndruar në krye nga fillimi deri në fund. Antoneli u bë fituesi më i ri i një gare Sprint në Çmimin e Madh të Britanisë, si dhe piloti më i ri që siguroi pole position dhe fitoi në pistën e Spa-së. Përveç rekordeve të moshës, 2026-ta shënoi edhe një moment të rëndësishëm për automobilizmin italian.

 Në Austin, Antoneli arriti shtatë pole position gjatë sezonit, duke kaluar rekordin kombëtar të Alberto Ascarit, i cili kishte regjistruar gjashtë në vitin 1953. Me nëntë fitore në një sezon, ai kaloi gjithashtu rekordin italian të Ascarit, që kishte triumfuar në gjashtë gara në vitin 1952.

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm erdhi në Monza, ku Antoneli u bë fituesi më i ri i Çmimit të Madh të Italisë, në moshën 20 vjeç e 12 ditë. Ai theu rekordin e Sebastian Vetel, i cili kishte fituar në vitin 2008 në moshën 21 vjeç e 74 ditë. Për më tepër, italiani triumfoi pasi ishte nisur nga vendi i 19-të.

Në listën e rekordeve të tij përfshihen edhe pesë fitoret e para radhazi në karrierë, një arritje e paprecedentë në historinë e Formula 1. Ai u bë gjithashtu piloti i parë që shndërroi tri pole position-et e para të karrierës në tri fitore radhazi, duke u radhitur krah legjendave si Mikael Shumaker, Ayrton Sena, Damon Hill dhe Mika Hakinen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here