PSG po përgatitet për finalen e tyre të parë të sezonit. Kampionët e Evropës, do të synojnë të mbrojnë trofeun e Superkupës së Evropës ku përsëri do të përballen me një skuadër angleze, kësaj here Aston Vila. Trajneri i PSG-së, Luis Enrike tregoi synimin e tij për këtë sezon duke thënë se dëshiron të barazojë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve rresht.
“Duam ta barazojmë rekordin e Real Madridit për të fituar 3 Liga të Kampionëve radhazi. Për momentin kemi një sfidë unike, diçka pothuajse të paprecedentë në historinë e futbollit evropian. Askush nuk ka fituar tri Champions League radhazi, përveç Real Madridit.
Ne mund t’i barazojmë, nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”, deklaroi Enrike. PSG, kujtojmë se luan ndaj Aston Vilës nesër në “Red Bull Arena” të Salzburgut, e cila nis në orën 21:00.







































