Viti 2025 ka dëshmuar se për disa deputetë të Partisë Demokratike, angazhimi parlamentar ka ecur paralelisht me një aktivitet të dendur në tregun e makinave. Të dhënat e dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) zbulojnë se oborri i selisë blu është përfshirë nga një ethe e vërtetë transaksionesh: blerje mjetesh të reja e shitje të atyre ekzistuese, duke lënë përshtypjen e një “biznesi” me katër rrota që zhvillohej paralelisht me punët e shtetit. Rekordin për blerjen më të kushtueshme e mban Belind Këlliçi. Sipas deklaratës së pasurisë, ai ka blerë më 29 tetor 2025 një automjet me vlerë 29 mijë euro, transaksion i formalizuar me kontratë.
Në listën e blerjeve të konsiderueshme renditet edhe deputeti Saimir Korreshi. Ai deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 2.5 milionë lekë, me kontratë të datës 30 qershor 2025. Edhe Tritan Shehu ka pasur lëvizje me automjetet gjatë vitit. Sipas deklarimit, ai rezulton bashkëpronar në blerjen e një automjeti me vlerë 5.800 euro në fillim të vitit dhe një tjetër me vlerë 5.320 euro në muajin nëntor.
Në të njëjtën kohë, në deklaratë evidentohet edhe pakësimi i një automjeti me vlerë 10 mijë euro, që tregon se gjatë vitit ka dalë edhe nga pronësia e një makine. Transaksione ka pasur edhe Gent Strazimiri. Ai deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 500 mijë lekë, ndërsa në të njëjtin vit raporton edhe shitjen e një automjeti tjetër. Ndërkohë, edhe deputeti Bledjon Nallbati rezulton të ketë shitur një automjet gjatë vitit 2025, sipas deklarimit të depozituar në ILDKPKI.
Deklaratat e pasurisë nuk japin detaje për markat apo modelet e automjeteve, por tregojnë se për një numër deputetësh të Partisë Demokratike, viti 2025 nuk është karakterizuar vetëm nga aktiviteti politik, por edhe nga një numër i konsiderueshëm transaksionesh me automjete, ku spikasin blerjet më të kushtueshme të Belind Këlliçit dhe Saimir Korreshit. Paralelisht me lëvizjet e automjeteve, vëmendje të veçantë në deklarimet financiare ka tërhequr edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni. Pak muaj më parë, deklarata fillestare e pasurisë së tij shkaktoi reagime për shkak të vlerës së lartë të aseteve të deklaruara.
I cilësuar prej vitesh në media si “sheiku i drejtësisë”, ish-gjyqtari raportonte pasuri të konsiderueshme në prona, aksione, të ardhura nga qiratë dhe një numër të madh huadhëniesh me vlera që arrinin në qindra mijëra euro. Deklarata e dorëzuar në ILDKPKI më 20 nëntor 2025 përfshinte dy prona me vlerë rreth 1.3 milionë euro, një kredi prej 400 mijë eurosh, dhjetëra huadhënie në emër të tij dhe të bashkëshortes Elona Çaushi, si dhe aksione në disa kompani, mes tyre edhe Albania Duty Free Distribution, me vlerë të deklaruar 1.6 milionë euro. Katër muaj më vonë, në deklarimin periodik të dorëzuar më 31 mars 2026, tabloja është krejt tjetër. Në vend të listës së gjatë të aseteve, dokumenti fokusohet te lëvizjet financiare të vitit.
Gjoni deklaron 1.213.297 lekë të ardhura neto nga paga si deputet, 1.000 euro cash, një llogari page me bilanc negativ 383 mijë lekë, një overdraft prej 660 mijë lekësh, një kredi me detyrim të mbetur 37.7 milionë lekë dhe një kartë krediti me rreth 10.3 mijë euro detyrim. Edhe deklarimi i bashkëshortes përmban kryesisht lëvizje në llogari bankare, të ardhura nga paga dhe disa huadhënie të reja, por në vlera shumë më të vogla, raporton “pamfleti.net. Përmes këtij ndryshimi të dukshëm në deklarime, krijohet përshtypja e një manovre për të mos ekspozuar pasurinë e tij të plotë. Ndërsa vetë ai nuk deklaron asnjë huadhënie apo shpenzim të dyshimtë, bashkëshortja e tij ka dhënë disa hua me vlera më me modeste, që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 12 mijë euro.
Pasqyrë e detajuar e deklaratave të pasurisë pranë ILDKPKI
Belind Këlliçi
Blerje automjeti: 29,000 euro (njëzet e nëntë mijë euro) me kontratë të datës 29 tetor 2025.
Saimir Korreshi
Blerje automjeti: 2,500,000 lekë (dy milionë e pesëqind mijë lekë) me kontratë të datës 30 qershor 2025.
Tritan Shehu
Bashkëpronar në blerjen e një automjeti: 5,800 euro (pesë mijë e tetëqind euro).
Blerje automjeti tjetër në nëntor: 5,320 euro (pesë mijë e treqind e njëzet euro).
Pakësim/dalje nga pronësia e një automjeti me vlerë: 10,000 euro (dhjetë mijë euro).
Gent Strazimiri
Blerje automjeti: 500,000 lekë (pesëqind mijë lekë).
Shitje e një automjeti tjetër gjatë të njëjtit vit (pa specifikim shifre në deklaratë).
Bledjon Nallbati
Deklaron shitjen e një automjeti gjatë vitit 2025 (mija e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë / dy mijë e njëzet e pesë).
Deklarimi i fundit pasuror (31 mars 2026)
Pasuria e deklaruar nga Gjin Gjoni
1,000 euro gjendje cash, e krijuar nga të ardhurat nga paga.
Llogari page individuale me balancë -383,315.17 lekë, në overdraft.
Kufiri i overdraftit: 660,000 lekë.
Rritje e një llogarie bankare me 48,340 lekë.
Rritje e një llogarie tjetër me 0.02 euro.
Pakësim në llogari: 259.91 lekë; 17.18 euro; 42.70 euro
Të ardhurat
Nga paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë (12 shtator – 31 dhjetor 2025): 1,213,297 lekë neto.
Kartat e kreditit
Kartë krediti e re (12 shtator 2025 – 31 korrik 2026), pa detyrim të papaguar.
Kartë tjetër krediti, shlyer gjatë vitit: 300 euro
Detyrim i mbetur: 10,291.68 euro
Kredi bankare
Gjatë vitit janë shlyer 511,849.90 lekë.
Detyrimi i mbetur: 37,732,538.91 lekë.
Pasuria e bashkëshortes
Llogaritë bankare
Rritje të depozitave:
- 05 euro
- 3,857.87 euro (nga paga)
- 03 lekë (nga paga)
- 47 euro
Pakësime:
- 4 euro
- 3,757.63 lekë
- 17,465.60 euro
- 202,832.98 lekë
- 6 euro
- 4 euro
Huadhënie
Janë dhënë hua:
-50,000 lekë, me burim të ardhurat nga qiraja.
-700 euro, me burim të ardhurat nga qiraja.
Janë kthyer ose pakësuar hua:
-1,000 euro
-12,867 euro
-6,000 euro
Të ardhurat
- Nga kompania Mundo Aks GmbH 3,804.49 euro neto.
- Nga Albcos Albanian Cosmetics 1,565,280 lekë neto.
DEKLARIMI FILLESTAR (20 NËNTOR 2025)
Pasuria e Gjin Gjonit si deputet
- Truall + ndërtesë, 2516 m2, 914 mijë euro (50 %)
- Truall + ndërtesë, 970 m2, 420 mijë euro (50)
- Huadhënie, 40 mijë euro, 15 mijë euro
- Huadhënie, 4 mijë euro, 6 mijë euro
- Huadhënie, 10 mijë euro, 7 mijë euro
- Huadhënie, 30 mijë euro, 7 mijë euro
- Huadhënie 9 mijë euro, 11 mijë euro
- Huadhënie, 20 mijë euro, 11 mijë euro
- Kredi, 400 mijë euro
Bashkëshortja Elona Çaushi
- Apartament 70 m2, 111 mijë euro
- Apartament 175 m2, 30 mijë euro
- Aksione ALBANIA DUTY FREE
- DISTRIBUTION, 1.6 milionë euro
- Të ardhura nga qiraja 68 mijë euro
- Të ardhura nga qiraja 95 mijë euro
- Huadhënie, 33 mijë euro, 30 mijë euro
- Huadhënie, 40 mijë euro, 60 mijë euro
- Huadhënie, 7.5 mijë euro, 30 mijë euro
- Huadhënie, 68 mijë euro, 2.5 mijë euro
- Huadhënie, 2.5 mijë euro, 18 mijë euro
- Huadhënie, 9 mijë euro, 5 mijë euro
- Huadhënie, 5 mijë euro, 60 mijë euro
- Huadhënie, 1.6 mijë euro, 3.9 mijë euro
- Huadhënie, 6 mijë euro, 10 mijë euro
- Huadhënie, 6 mijë euro, 1.5 mijë euro
- Huadhënie, 2.8 mijë euro, 25 mijë euro
- Huadhënie, 1.5 mijë euro, 1 mijë euro
- Huadhënie, 1.5 mijë euro, 2 mijë euro
- Huadhënie, 4.3 mijë euro, 9 mijë euro
- Huadhënie, 15 mijë euro, 6 mijë euro
- Huadhënie, 40 mijë euro, 20 mijë euro
- Huadhënie, 30 mijë euro, 8.5 mijë euro
- Huadhënie, 11.5 mijë euro, 15 mijë euro
- Huadhënie, 16.7 mijë euro, 17 mijë euro
- Huadhënie, 17 mijë euro, 12 mijë euro
- Llogari bankare, 15 mijë euro, 19 mijë euro.
Kartë krediti, 10 mijë euro. Aksione në kompanitë; Agro Gjoni, LUXURY DIVERSE, ALBCOS ALBANIAN COSMETICS, BEST BUY DRUG STORE, BIO GOURMET dhe Prestige Group.






































