Google search engine
Home Sport Turkjilmaz: Shaqiri e Xhaka lojtarë me ndikim në Zvicër

Turkjilmaz: Shaqiri e Xhaka lojtarë me ndikim në Zvicër

0
20

Analisti i së përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkjilmaz, ka bërë një analizë për klubet para fillimit të edicionit të ri të Superligës së Zvicrës. Në shkrimin e gjatë të legjendës së futbollit zviceran, është bërë një paralele e ndikimit të Xherdan Shaqirit te Bazeli dhe Granit Xhakës te Zvicra. “Xherdan Shaqiri është për Stephan Lichtsteinerin ajo që Granit Xhaka është për Murat Yakin”, shkruan ndër të tjera në redaksionalen e Turkjilmazit. Shaqiri ka ndikim të madh te Bazeli, ndërsa Xhaka është lider i Zvicrës. Shaqiri ishte shumë i rëndësishëm edhe te Zvicra. Por u pensionua pas “Euro 2024”. Zvicra në Kupën e Botës 2026 arriti në çerekfinale për herë të parë pas 72 vjetësh.

Mitrovica e Kosovës fiton 10-0 ndaj kampiones së Moldavisë në Champions League

Futbollistet e Mitrovicës kanë shkëlqyer të mërkurën pasdite në ndeshje të Ligës së Kampionëve. Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Mitrovica fitoi 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau. Ishte ndeshje gjysmëfinale e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Me fitore, Mitrovica kaloi në finale të raundit të parë kualifikues. Edona Kryeziu shkëlqeu duke i shënuar plot katër gola. Aurora Mulliqi i shënoi tre gola, ndërsa Ambra Gjegji, Blerta Shala dhe Bardha Mahmuti e realizuan nga një. Pas tri ditësh Mitrovica luan në finale të raundit të parë kualifikues me skuadrën bullgare, Ludogorets. Kampioni bullgar fitoi 3:0 ndaj Klaksvikut të Ishujve Faroe në Podujevë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here