Google search engine
Home Sport Sot finalja e madhe e UEFA Champions League, Arsenali dhe Paris San...

Sot finalja e madhe e UEFA Champions League, Arsenali dhe Paris San Zhermen përplasen në Budapest për trofeun

0
33

Paris San Zhermeni dhe Arsenali do të përplasen sot në orën 18:00, për trofeun e UEFA Champions League. Vetëm nëntë ekipe e kanë kompletuar një edicion të Championsit pa pësuar disfatë. Arsenali tani është vetëm një ndeshje larg kësaj arritjeje, kur përballet me PSG-në, kampionin në fuqi të Evropës. Në edicionin e kaluar, kur e fitoi Championsin, PSG-ja në gjysmëfinale e kishte mposhtur Arsenalin në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm, 3:1.

Në finale kishte fituar 5:0 ndaj Interit, për trofeun e parë evropian në histori të klubit. PSG-ja mund të mburret me sulmin më të mirë në këtë edicion, me 44 gola gjithsej, ndërsa Arsenali me mbrojtjen më të fortë. Arsenali nuk ka pranuar gol në nëntë ndeshje, ndërsa i pranoi vetëm katër në fazën e ligës. Paris San Zhermeni dhe Arsenali janë takuar disa herë në të kaluarën.

Një tjetër ndeshje, finale, do të luajnë të shtunën në “Pushkash Arena” në Budapest. PSG-ja dhe Arsenali janë takuar shtatë herë në garat e organizuara nga UEFA. Nga dy fitore i ka secila skuadër, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur baras. Përballjet e fundit ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar. Osman Dembele e shënoi golin në fitoren 1:0 në udhëtim për PSG-në, ndërsa Fabian Ruiz e Akraf Hakimi shënuan në Paris, në fitoren 2:1. Golin për Arsenalin e realizoi Bukajo Saka.

Ndeshja tjetër e fazës nokaut mes tyre ishte ajo e gjysmëfinales së edicionit 1993/94, në Kupën e Fituesve të Kupave. Arsenali avancoi tutje. Ndeshja e parë në Paris ishte mbyllur 1:1, ndërsa Arsenali e fitoi 1:0 ndeshjen në Londër. E veçanta e finales është se të dyja ekipet i kanë trajnerët spanjollë. Luis Enrike e udhëheq PSG-në, ndërsa Mikel Arteta është trajner i Arsenalit.

Ndërkohë, mesfushori Deklan Rice tha se ishte kapiten i Uest Hem Junajtid kur skuadra triumfoi në Ligën e Konferencës në edicionin 2022/23. Rice do të jetë sërish kapiten, tani i Arsenalit, por në ndeshjen më të madhe për klube në Evropë, në finalen e Ligës së Kampionëve. 27-vjeçari Rice ka thënë se Arsenali mund ta fitojë trofeun prestigjioz për herën e parë në histori.

Triumfi do të ishte sukses madhor, pas titullit në Premier League pas 22 vjetësh pritjeje. Rice ka thënë se është lojtar i ndeshjeve të mëdha. “Si fëmijë rritesh duke shikuar Ligën e Kampionëve. Të shkosh në finale është arritje shumë e madhe. Por ta fitosh, nuk i di fjalët ende për të qenë i sinqertë, sepse ende nuk ka ndodhur. Nuk dua të flas para kohe, por do të ishte mrekulli”, tha Rice për faqen zyrtare të UEFA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here