Google search engine
Home Kronike Shpërthimi tronditës në Tiranë! I vendoset tritoli biznesit të Endri Meksit

Shpërthimi tronditës në Tiranë! I vendoset tritoli biznesit të Endri Meksit

0
42

Një shpërthim i fuqishëm u raportua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës. Burime pranë mediave, duke iu referuar policisë, bëjnë me dije se ngjarja u regjistrua në një nga bizneset në pronësi të Endri Meksi, pronar i MCN TV. Sipas informacioneve paraprake, një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të objektit, MCN Get Connected, në zonën e Xhamllikut, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk u raportua për persona të lënduar, ndërsa zona u rrethua menjëherë nga forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe mënyrën e vendosjes së saj, ndërkohë që po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një serie kërcënimesh të njëpasnjëshme që, sipas burimeve, i janë adresuar Meksit në periudha të ndryshme.

Kujtojmë se mbrëmjen e 9 marsit, personat ende të paindentifikuar i bënë pritë Meksit jashtë ambienteve të televizionit të tij. Vetë Meksi u paraqit në Policinë e Shtetit ku dhe bëri me dije se rreth orës 23:00, pranë godinës së televizionit është afruar një automjet tip “Audi” i bardhë, nga i cili kishin zbritur tre persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas tij këta shtetas, të cilët nuk kishte arritur t’i identifikonte, pasi e kanë kërcënuar janë larguar me shpejtësi.

Ditë më parë, në një intervistë televizive në median e tij, Meksi kishte bërë të ditur se ishte përballur me situata të përsëritura kërcënimi dhe intimidimi. Me puron e tij të përhershme në dorë, ai u shfaq në studio për të dënoncuar kërcënimet që kanë ardhur në adresë të tij, më e fundit mbrëmjen e 28 marsit, duke denoncuar me emër dhe mbiemër. Endri Meksi pranoi publikisht se prej tre vitesh ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN me një prej kolegeve të televizionit aty, një marrëdhënie që ka përfunduar në fund të 2025, por që atij vetë i ka shkaktuar shkatërrimin e familjes, divorcin me bashkëshorten e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here