Evropa mund të ketë vetëm rreth gjashtë javë rezerva karburanti për avionë, nëse nuk gjenden burime alternative furnizimi. Paralajmërimi vjen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila thekson se situata mund të përkeqësohet gjatë muajve të verës.
Sipas raportit të fundit të agjencisë, tregu evropian rrezikon të përballet me mungesa serioze nëse nuk arrin të zëvendësojë të paktën gjysmën e importeve që vijnë nga Lindja e Mesme. Kriza lidhet drejtpërdrejt me bllokimin e Ngushtica e Hormuzit nga Irani, një nga rrugët kryesore të transportit të karburantit në botë. Drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, paralajmëroi se nëse furnizimet mbeten të ndërprera, mund të ketë anulime fluturimesh në një të ardhme të afërt. IEA thekson se Evropa ka qenë historikisht e varur nga Lindja e Mesme për rreth 75% të importeve të karburantit për avionë. Aktualisht, vendet evropiane po përpiqen të kompensojnë mungesën me furnizime nga SHBA dhe Nigeria, por këto burime nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar plotësisht kërkesën. Sipas analizës së agjencisë, nëse zëvendësohet më pak se 50% e importeve të humbura, mungesat mund të shfaqen në disa aeroporte që në qershor, duke çuar në anulime fluturimesh dhe ulje të kërkesës.
Edhe në një skenar më optimist, ku zëvendësohen rreth 75% e furnizimeve, problemet mund të shtyhen vetëm deri në gusht. Ndërkohë, çmimet e karburantit për avionë janë rritur ndjeshëm.







































