Dhunuan modelen/ Prokuroria jep pretencën për Marinela Berishën

0
30

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën  dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove.

Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here