Motorët e fuqishëm të Formula 1 u ndezën mëngjesin e sotëm në Melburn të Australisë, ku u zhvillua gara kualifikuese për sezonin e ri. Lando Norris i McLaren shkëlqeu, duke siguruar ‘pole position’ me kohën 1 minutë, 15 sekonda dhe 096 të qintat, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Oscar Piastri. McLaren dominoi kualifikimet, duke lënë pas rivalët me një diferencë të dukshme.
Ferrari zhgënjeu, me Charles LeClerc në vendin e 7-të dhe Lewis Hamilton, i cili po përjeton vështirësi në përshtatjen me makinën e re, në vendin e 8-të. Kampioni në fuqi, Max Verstappen, me Red Bull, do të niset nga vendi i 3-të.
Gara e parë e madhe e sezonit pritet të zhvillohet të dielën, në orën 05:00 të mëngjesit, sipas orës evropiane.