Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip, ja cili është banori që u përjashtua nga gara

0
22

G Bani është përjashtuar menjëherë nga gara për çmimin e madh të “Big Brother”, pas një incidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar. Këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar atë nga podiumi gjatë një loje rezistence.

Në një zarf të zi që mbërriti këtë mëngjes në shtëpinë e “Big Brother”, është theksuar se dhuna e çdo lloji është rreptësisht e ndaluar. Po ashtu, është njoftuar se televotimi për banorin e preferuar, i cili u hap në spektaklin e së martës, është anuluar.

“Në shtëpinë e Vëllait të Madh, rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet,” shkruhej në zarfin e zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here