Google search engine
Home Kronike “Nata e dymbëdhjetë” në skenë, regjisori Justin Anderson e sjell veprën në...

“Nata e dymbëdhjetë” në skenë, regjisori Justin Anderson e sjell veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800

0
69

Nga Julia Vrapi

Komedia “Nata e dymbëdhjetë” do të vijnë në programin artistik të teatrit Metropol. Autori më me ndikim dramaturgjinë botërore, Uilliam Shekspir, do të vijë në skenën e Metropolit. Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson do ta sjellin veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800. Koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi, duke ndërthurur sipas teatrit Metropol elementë autentikë të kohës dhe vendit, ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume. “Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e Shekspirit, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme, dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601”, thuhet nga teatri Metropol në Tiranë.

Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias , një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije. Mjafton ky fillim ngjarje thuhet për veprën te materiali i teatrit, për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme.

Rikthimi i veprës dhe aktorët në role

Kjo vepër teatrore me regjinë e regjisorit amerikan Justin Andreson është vënë dhe vite më parë në skenë, por këtë herë në këtë rikthim këtë sezon artistik ka edhe aktorë të tjerë në rolet e saj. Në rolet e veprës janë Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Ervin Bejleri, Elona Hyseni, Endrit Ahmetaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klesta Shero, Klea Konomi, Laura Hoxha, Mehmet Xhelili, Margent Caushi, Mario Bali, Rozi Kostani, Roerd Toçe, Sara Koçi, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi. Muzika nga Dashamir Gega, Ilir Neziri, Mark Kakusi, Mihal Kaçi, Rubin Oslo Ceka, Rudian Zia. Mjeshtre plastike Jonida Beqo, koreograf Sedmir Memia, kostumografia Edlira Sulaj, Frenci Gjerasi. Vepra teatrore do të jetë në skenë në datat 31 tetor 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 nëntor për publikun.

William Shakespeare (23 prill 1564 – 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar, i cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani. Shekspiri ka shkruar 36 drama, dy poema narrative dhe përmbledhje tingëllimash (sonetesh). Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në skenat e teatrit tonë janë vënë edhe të tjera vepra teatrore më parë të Shekspirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here