Laburistët shënuan fitore spektakolare në zgjedhje, Rishi Sunak jep dorëheqjen

0
87

Kryeministri Britanik, Rishi Sunak ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore pasi Laburistët shënuan një fitore spektakolare në zgjedhje.

“Dua të them, para së gjithash, më vjen keq, i kam dhënë gjithçka kësaj pune”, tha ai në shkallët e Doëning Street, teksa njoftoi largimin nga drejtimi i partisë.

“Kam dëgjuar zemërimin tuaj, zhgënjimin tuaj dhe marr përgjegjësinë për këtë humbje”, tha ai.

Ai shtoi: “Jam i nderuar që kam qenë kryeministër juaj, ky është vendi më i mirë në botë”.

Konservatorët kanë shënuar rezultatin më të dobët në histori, duke marrë vetëm 121 vende nga 650 të tilla në parlament.

Pak çaste përpara se të mbante fjalimin e tij, Z. Sunak shkroi në X: “Unë i kam dhënë gjithë kësaj pune. Por ju keni dërguar një mesazh të qartë dhe gjykimi juaj është i vetmi që ka rëndësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here