Të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar, kalimi do jetë me pagesë, ja sa do të paguajnë qytetarët

0
46

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet.

Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Lajmi u bë i ditur sot nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan nga afër punimet e fundit që po realizohen në nyjen e Kasharit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here