Mediat serbe në alarm, Aleksandër Vuçiç kërcënohet me jetë, Ana Brnabiç zbulon emra, ja kush është kreu i klanit mafioz famëkeq që kërkon “kokën” e presidentit serb

0
31

Lajmet që presidenti i Serbisë kërcënohet me jetë, duket se janë bërë thuajse tëzakonshme në atë vend, për sa kohë përsëriten shumë shpesh. Së fundmi, një rast i tillë ka alarmuar sërish median serbe por edhe qeverinë.  Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, tha së fundmi se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është “i vetmi luftëtar serioz dhe i vendosur kundër mafies dhe krimit të organizuar” dhe se jeta e tij është në rrezik., përderisa kreu i klanit kava, Radoje Zvicer, është i lirë, shkruan Televizioni N1. “Vuçiç nuk është vetëm një pengesë për sundimin e krimit të organizuar dhe mafias në këtë vend dhe rajon, por edhe një garanci e sigurisë dhe stabilitetit të Serbisë”, tha Brnabiç në stacionin televiziv Happy, duke komentuar transkriptin e bisedës mes Zvicer dhe kolegut të tij nga policia malazeze, Ljub Miloviç, të publikuara nga mediat malazeze, në të cilat Vuçiç kërcënohet.

Paralajmërimi i Brnabiç

Ajo tha se Zvicer, i cili është në liri, “përfaqëson kërcënimin më serioz për jetën e presidentit Aleksandër Vuçiç”. Brnabiç deklaroi se Zvicer tha se mediat do të godisnin Vuçiçin dhe shtoi se “mund t’i shohim pa ndalur këto goditje mediatike”. “Këto janë sulme dhe sulme të vazhdueshme mediatike ndaj Vuçiçit dhe familjes së tij, ky është dehumanizimi i vazhdueshëm për të cilin kemi folur dhe përpiqemi të flasim gjatë gjithë këtyre viteve, dhe tani ju shihni prova përmes kësaj korrespondence se ky ishte plani”, tha Ana Brnabiç. Sipas saj, kjo realizohet gjithmonë “nëpërmjet atyre që janë disi të lidhur me disa fonde perëndimore, të cilët mbrohen si gazetarë dhe media investigative”. Ajo shtoi se informacionet, burimi i të cilave janë avokatët e kriminelëve të dyshuar, lëshohen përmes mediave të tyre hetimore, e më pas përhapen në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë përmes përfaqësuesve të opozitës, shkruan N1.

Kërcënimet ndaj Vuçiçit

 “Kush nuk shqetësohet për këtë dhe që dëshiron që media dhe opozita të marrin pjesë në të, me vetëdije apo pa vetëdije, le të pyesin veten se çfarë po bëjnë para se të jetë tepër vonë, sepse ne e patëm vrasjen e kryeministrit një herë në Serbi”, tha Ana Brnabiç. Ajo ka thënë gjithashtu se i krijohet përshtypja se publiku nuk është në dijeni se sa e kërcënuar është jeta e Vuçiçit. Duke thënë se ajo dënon ashpër çdo formë të dhunës ndaj kujtdo, veçanërisht ndaj edukatorëve, Brnabiç theksoi se është e nevojshme që shoqëria të bashkohet dhe se kjo është një nga ato gjëra ku nuk duhet të ketë dallime apo konfrontime politike. “Sa herë që ju e përdorni, dhe për fat të keq, opozita jonë e përdor me bollëk, diçka të tillë për kalkulime politike, ju pastaj e ulni dhunën, e relativizoni dhe praktikisht relativizoni përgjegjësinë e vetë dhunuesve sepse thoni se ata s’kanë faj”, tha Ana Brnabiç. Ajo akuzoi opozitën si bandit dhe se politika e tyre është dhuna.

Kush është Radoje Zvicer?

Radoje Zvicer është një nga krerët e klanit Kavaç. Gazetarët kanë mundur të nxjerrin në dritë vetëm një fotografi të tij pasi ka shumë pak informacion mbi jetën e tij kriminale apo personale. Ai ka lindur në Kotorr 37 vjet më parë, por nuk ka jetuar atje për shumë vite, duke preferuar që të jetojë më së shumti në Beograd. I njëjti klan, ka rrezikuar edhe jetën e Dritan Abazoviç, ndërkohë që influenca e tyre është e frikshme në rajon. Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij. Zvicerani u godit në vitin 2021 në mes të ditës teksa vraponte pranë banesës së tij në Kiev. Por edhe është përfolur se ka marrë përsipër edhe shumë vrasje me pagesë, përfshirë atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Përgatitja për vrasjen e Vuçiç asokohe u përshkrua në detaje nga Sr?an Lali?, dëshmitar bashkëpunues, zbuloi se snajperi, i cili supozohej se ishte i planifikuar për atentatin ndaj Vuçiç, asokohe u ble në Loznicë për 12 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here