Kryeministri i Malit të Zi la të presë presidentin Radev, delegacioni bullgar merr vendimin urgjent

0
47

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç është vonuar në takimin me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili ndodhej për vizitë zyrtare në Mal të Zi, kështu që delegacioni bullgar është larguar nga ndërtesa e Qeverisë.

Takimi ishte planifikuar për ditën e hënë në orën 17:00 dhe presidenti bullgar ka arritur në kohë, por pas katër minutash pritje është larguar nga ndërtesa e Qeverisë në Podgoricë.

Qeveria malazeze deklaroi se Spajiç “kishte dëshirë të madhe të takohej me presidentin bullgar pavarësisht agjendës së ngjeshur, por se takimi i mëparshëm me kompaninë turistike gjermane zgjati tre minuta më shumë se sa ishte planifikuar”, transmeton Srna.

Më pas presidenti bullgar është takuar në Cetinje me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, e më pas në Podgoricë me kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiç.

Presidenti i Bullgarisë, sipas protokollit në aeroport është pritur me nderime shtetërore nga zëvendëskryeministri Aleksa Beçiç.

Presidenti bullgar sonte duhet të marrë pjesë në një darkë gala të organizuar për nder të tij nga Milatoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here