Zbardhen rregullat e reja për ndërtimin e serave dhe stallave, shfrytëzim i tokës deri në 90%

0
42

Fermerëve dhe blegtorëve do tu jepet më shumë mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tokës si dhe krijimin e fermave blegtorale sipas standardeve të duhura. Referuar vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, është rritur sipërfaqja e tokës që përdoret për ndërtimin e serave, duke synuar shfrytëzimin e tokës nga 70% në 90% me qëllim për ti dhënë mundësi fermerit të ndërtojë sera më të mëdha, ose serat aktuale që ka të ndërtuara t’i shfrytëzojë për një kapacitet më të lartë, duke i dhënë kështu mundësi rritjes së sasisë së prodhimit e të vlerës. Ndryshimet në ligj  prekin edhe objektet ndihmëse ato funksionale, të cilat zhvillohen në një kat të vetëm, për të pasur një kapacitet më të madh magazinimi dhe ruajtje duke përfshirë dhe magazinat frigoriferike që bëjnë të mundur arritjen e standardeve të synuara të produkteve të prodhimit të fermerëve. Ligji ka ndryshuar sa i takon edhe përmirësimit të parametrave të ndërtimit për stallat, duke rritur lartësinë e tyre deri në 6 metër nga 4,50 m që ishte më parë dhe jo më shumë se 12 metra mbi kulm. Gjithashtu janë rritur parametrat në vëllim maksimal të objektit, ndryshime në lartësi në rritjen të vëllimit në objektet bujqësore dhe blegtorale duke lejuar që kur subjektet rrisin lartësinë e të mos pengohen nga kufizimet e parametrave të vëllimit.  Kjo jep mundësinë e përmbushjes së standardeve më të mira për mirëqenien e kafshëve, por gjithashtu edhe rritjen e kapacitetit të mbarështimit të kafshëve për fermat e mesme dhe të mëdha. Për ndërtimin e stallave që mbarështojnë mbi 50 njësi gjedhi janë zvogëluar kriteret e mëparshme të distancave. Konkretisht ato duhet të ndërtohen  15 m – 20 m nga kufijtë e pronës;  400 m – 500 m nga zonat e banuara; 50m – 100 m nga banesa më e afërt e veçuar nga qendrat urbane. Impakti që pritet nga këto ndryshime është rritja prodhimin, jo vetëm në serat e apo ndërmarrjet e reja që mundet të krijohen, por edhe i atyre ekzistuese për shkak të rritjes së vëllimit, zgjerimin të hapësirave dhe shfrytëzimit më optimal të sipërfaqes aktuale. Në vlerësimin e ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mendohet rritje e prodhimit në nivelin 15-20% nëse realizohen standardet e përcaktuara në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here