Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zbarkon në SPAK

0
37

Sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se Balluku po pyetet nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së Ballukut në SPAK, por kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë miq të tij ka përfunduan në qeli, pas një kontrolli blic në banesë ku i janë gjetur shuma parash dhe piktura me vlerë disa mijëra euro.

Në njoftimin e SPAK për këtë çështje, thuhet se “Ervis Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij”

Për të kryer transferimin e parave, Berberi ka përdorur kompanitë e dy miqve të tij biznesmenë Valter Begaj dhe Ervis Lame, të cilët janë arrestuar bashkë me të për akuzat e korrupsionit dhe pastrimin e parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here