Biznesmenit të ndërtimit iu mbushën llogaritë bankare me paund nga Anglia, i sekuestrohen bashkë me toka e makina luksoze, Prokuroria e Tiranës zbardh detajet

0
46

Një biznesmeni ndërtimi, ish kandidat për Këshillin Bashkiak të Kamzës në zgjedhjet e 14 majit 2023, nën siglën e Partisë Republikane, drejtuar nga Fatmir Mediu, i është vendosur pasuria në sekuestro preventive pasi akuzohet për pastrim parash. Prokuroria e Tiranës informoi dje se i janë vendosur në sekuestro preventive 2100 metra katrorë tokë truall, mbi 1200 metra katrorë tokë arë, llogari bankare dhe 7 makina luksoze. Në llogaritë bankare të Metkolës dhe ish-bashkëshortes së tij, Arjana Xhika, ndër vite kanë mbërritur transfera me vlera të konsiderueshme nga Britania e Madhe,  të cilat sipas biznesmenit do të investoheshin në resort në Durrës. “Nga informacioni i marrë dhe verifikimet e kryera, ka rezultuar se në llogaritë e shtetasve Adem Metkola. dhe Arjana Xhika, në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme. Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje. Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.  Lidhur me këto transferta, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në skemë dhe nje angleze

Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike, Carolyn Patricia Perry ndërsa lidhur me këto transferta, Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi. “Nga hetimet e deritanishme, prokuroria vlerëson se duhet vendosur sekuestro preventive pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Adem  Metkola. në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Arjana Xhika kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry, e cila ka kryer transferta për shtetasin nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Kursime familjare

Prokuroria dyshon se të ardhurat e tij kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit pasi Metkola rezulton se është deportuar në 2007 dhe nuk është kthyer në Angli. “Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi Adem Metkola. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia”.

Pasuritë e sekuestruara

Prokuroria kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:

1. Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;

2. Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;

3. Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;

4. Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;

5. Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.

6. Llogarive bankare të Adem Metkola

7. Llogarive bankare të shtetases Arjana Xhika

8. “Smart Micro Compact”;

9. “Hummer H2”;

10. Suzuki Sëift”,

11. “Mazda 2500”;

12. “BMË X6

13. Xdrive” 35D;

14. “Mercedes Benz ML”

15. “Range Rover Evoque”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here