Xhon Bolton: Ja pse dhëndri i Donald Trump dhe Grenell nuk do të futen në administratën e re, nëse ish-presidenti i SHBA vendos që të ikë nga NATO, Kosova në rrezik

0
101

Ambasadori Xhon Bolton ka folur në një intervistë ekskluzive për “Fokus”dhe  gazetën “SOT”.  Gazetari dhe autori i emisionit, Robert Papa e ka pyetur Boltonin për investimin e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri dhe Serbi. Gjithashtu Z.Bolton ka folur për goditjen tronditëse që mori në zgjedhjet lokale presidenti turk Erdogan, roli dhe projektet e NATO, lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe zgjedhjet në SHBA.

-Ambasador ka një problem me Jared Kushner dhe Dik Grenel të përfshirë në biznese në Serbi dhe në Shqipëri. A është kjo normale sepse ata kishin informacione kur ishin në Shtëpinë e Bardhë?

Ishte fatkeqësi dhe gabim i madh që u përfshinë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ata dëmtuan veten e tyre. Nuk besoj se do jenë përsëri në Shtëpinë e Bardhë, nëse do të kemi një administrate të dytë të Trumpit. Shumë situata dalin kur përvoja e dikujt në qeveri shkon për shtat kur ikin prej qeverisë. Nuk mendoj se në përgjithësi është ndonjë gabim me këtë. Nëse je ekzekutiv i një kompanie të Mbrojtjes dhe shkon të punosh për Pentagonin, dhe pastaj kthehesh te Kompania e Mbrojtjes, duhet të jesh i kujdesshëm për konflikt interesash. Ka rregulla shume strikt etike që duhen ndjekur nga ata. Problemi këtu, nuk është se çfarë bënë ata të dy kur ikën nga qeveria për pazare në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë, por shikimi se çfarë do bëjnë nëse do kthehen përsëri në qeveri. Dhe njerëzit që shikojnë këto pazare, shikojnë këtë të ardhme dhe dyshojnë. Si për ironi, kjo do t’i detyrojë ata të dy të tërhiqen nga ato që po bëjnë në Serbi ,Kosovë dhe gjetkë. Është një hapësire e rrezikshme dhe shumë e vështirë për shumë njerëz  ta kuptojnë. Nuk ka shumë  rendësi se çfarë kanë bërë përpara, por çfarë ndikimi ka nëse Trump do të rizgjidhet.

-Dik Grenel ka hapur fjalë se do jete sekretari Departamentit te Shtetit. A  e kalon dot ai miratimin në senat, duke bërë pazare se gjoja do jetë sekretar?

Në çdo administratë ka shumë konkurrencë që të bëhesh Sekretar i Shtetit. Është gjë shumë e keqe  për dikë si Grenell, që të bëjë pazare me ata që ai mund të marrë atë vend pune. Kjo do ndihmonte të rriste rrezikun e konfliktit të interesit dhe në çdo dëgjese në senat do nxiste pyetje shumë të vështira.

-Si i shikon zgjedhjet e fundit ne Turqi? Duket se Erdogan po humbet. A është e mirë kjo?

Mendoj se është një kundërshti ndaj Erdogan. Njerëzit ishin të shqetësuar nga ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit për president. Mendoj se në ato zgjedhje  Erdogan përdori shtetin dhe televizionet shtetërore, si  dhe monopolin e radios shtetërore për epërsinë e tij, por opozita nuk doli dot me fakte për vjedhje zgjedhjesh. Për këtë arsye gjithkush po i shikon me vëmendje këto zgjedhje. Nuk shikon ndikim për vjedhje, sepse Erdogan humbi thellë. Njerëzit duan të shprehin se duan një opozitë të gjallë,vibrante. Nuk mendojnë se Erdogan duhet të rrijë përjetë në pushtet, por dhëndri i tij është pasuesi i mundshëm. Në një shoqëri demokratike , koha e gjithkujt në pushtet ka një fund, mbaron. Kjo është një shenjë se Erdogan ka ardhur drejt fundit

-Kemi problem me Nato-n. Një pjesë që paguan 2% dhe shumica jo. A shikoni  ndonjë rrezik nëse kthehet Trump si president? A do ike SHBA prej NATO-s?

Jam shumë i shqetësuar se Trump do tërhiqet nga NATO. Gjatë gjithë karrierës time kam argumentuar se vendet e NATO-s duhet të shpenzojmë 2% të GDP-se. Ka mijëra si unë në qeveri që e kemi bërë këtë, në 30 vitet e fundit. Nuk është diçka që Trump e zbuloi i pari. Për të gjithë ne, që kemi kërkuan2% ishte që të ndihmonim forcimin e NATO-s.  Shqetësimi im është  se ankesat e Trumpit për Gjermaninë dhe vendet e tjera që nuk shpenzojnë 2%, janë se ai do që SHBA të dalë jashtë NATO-s. Nje tregues tjetër veçmas tregtisë se pandershme, dhe varësisë së europianeve ndaj Nord Strim dhe gazit rus. Trump nuk e, kupton natyrën e aleancës. Ai mendon se ne jemi aty të mbrojmë Europën si një propozim biznesi dhe kërkon që ta paguajnë atë. Një aleancë funksionale me gjithkënd të fortë, përfshi SHBA. Tani kjo nuk i ul përpjekjet e aleatëve të ulin kontributin në aleance. Dhe Trump ka të drejtë kur thotë ju keni premtuar dhe nëse doni të jeni në NATA, rrisni shpenzimet ushtarake.

-Administrata e dyte do jetë e njëjta apo më keq?

Unë mendoj se do jetë me keq. Sjelljet e tij në termin e pafre,janë një vend i mire të shikojmë se çfarë do bëjë. Por shume njerëz dhe sot nuk e vlerësojnë se Trump nuk është një person që ka një filozofi politike. Nuk përfshihet në poltikëbërje, si e kuptojmë ne normalisht. Nuk e di çfarë është ajo. Ai është delegues, me anekdota, me transaksione dhe çdo gjë filtron mes prizmit se si përfiton nga kjo e gjitha Trumpi.  Në një term të dytë, duke e ditur se ka vetëm 4 vjet, se vjen përballë kushtetutës qe kufizon vetëm dy mandate, ai ka një kohë shumë të shkurtër. Do jetë një administratë kaotike që nga fillimi.

-Në intervistën tuaj te “LA Fogaro” ju  pyetën se ai do behet diktator si Jul Cezari. A mundet ai?

Jo ,do jete problematik. Ai shkaktoi dëme në mandatin e pare. Do sjellë më shumë dëm në mandatit e dytë. Por nuk është një kërcënim ekzistencial ndaj Kushtetutës. Republika është e fortë dhe një person nuk do ta shkatërrojë dot. Kur dëgjova ta krahasojnë me Cezarin dhe fundin e Republikës Romake, i thashë Donald Trump nuk është Jul Cezari. Nuk duhet t’i injorojmë problemet që do sjellë por ju themi njerëzve le të gjejmë diagnozën  e sakte, nëse mbivleresojmë apo nënvlerësojmë këtë kercenim. Duhet t’i largojmë emocionet dhe të vlerësojmë problemet e Trumpit qe si ti parandalojmë ato.

-Duket se senati do kalojë ligjin e ri për kufirin jugor dhe Ukrainën, por Trump ishte kundër. A  tregon kjo diçka?

Kongresi do kthehet pas pushimit te pashkëve dhe ligji do shkojë për votim. Do kenë disa mosmarrëveshje por besoj do i zgjidhin. Kundërshtimi i Trump për ndihmën  ndaj Ukrainës , fatkeqësish sjell izolimin  e republikaneve  në senat dhe kongres. Eshtë problem më i madh se sa vetëm Ukraina. Jam shumë i shqetësuar se me këtë izolim ndaj republikanëve, vendi ynë është nën probleme të mëdha.

-Me Iranin, administra a Trumpit ishte më e ashpër se sa Biden. A është diçka e mire nëse Trump fiton?

Nëse Trump do rivendoste përsëri sanksionet, te cilat i injoroi Biden, ky do qe hap i rëndësishëm. Irani është kërcenim jo vetëm për programet e armëve bërthamore por me mbështetjen ndaj terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe qark Botes. Irani armatosi dhe trajnoi Hamasin përpara se të sulmonin Izraelin dhe Irani beri të njëjtën gjë për Hutis ne Jemen, për Hezbollaun në Liban  dhe për grupet militante shiite në Irak që sulmojnë bazat amerikane në rajon. Problemi është qeveria e Iranit dhe do jetë  problem derisa rri në pushtet.  Nëse Trump do adresojë dhe kërkoje heqjen e qeverisë së Iranit si dhe si do përmbysë ajatollahët kjo do ishte përgjigja reale.

-Le te themi Trump fiton, tërhiqet nga NATO,  ku e le kjo Kosovën?

Mendoj se e le gjithë Evropën në rrezik dhe mosstabiletet madhor me Rusinë që përfiton nga kjo. Në  zona ku ka tensione të pa zgjidhura, do duket më e lehtë zgjidhja ushtarake. Europa Perëndimore ,ka folur  një kohë të gjatë për identitetin europian të mbrojtjes dhe kurrë  nuk arritën diçka. Qeveria e koalicionit gjerman është nën problem të thellë,nëse SHBA tërhiqet nga NATO. Siguria e Europës do  bjerë shumë e shpejt dhe do duket shumë si vitet 30-të.

-Europianët janë në hall, të shajnë apo mbështesin Trumpin

Europanët duhet të mendohen e kur thonë opinionet e tyre dhe ato dëgjohen në Amerike, se në fakt kane efekt të kundërt ndaj asaj që mendojnë ata. Duke na thënë nëse se sa i keq është Donald Trump, dhe mbase reflekton se çfarë mendoj unë, por është tjetër gjë ta them unë dhe ta thonë ata. Pra një rrugë për tu përgatitur për Donald Trump është të mos i thoni haptas ne publik.

A do ikë prej NATO-s?

-Nuk është e qartë se kur ai mund të vendosë të ikë prej NATO-s,mendoj se do ta bëjë me siguri, por mbase do  ketë këshilltarë që do gjejnë rrugë ta vonojnë. Me Trump nuk është përfundimtare der atëherë kur është finale. Kësisoj, sa më gjate të mos  ndodh kjo çështje aq më mirë për ne. Efekti i largimit të SHBA nga NATO do ishte shumë kastrofike. Do të thotë fundi i aleancës. Mbase një aleancë  e re do ta zëvendësonte,por nuk do ishte NATO.

-A u surprizuat ju me kolegjet qe protestonin pro-Hamasit dhe kundër Izraelit? A ishte normale?

-Ka nje sasi anti- semtizini në Europe dhe Amerikë. Kjo ka dalë më shumë në pah. Mendoj se ka shumë emigrantë nga Lindja  e Mesme në Europe dhe ata po drejtojnë protestat. Ka një diskutim ta madh në perendim cfarë lloj programesh  emigrimi duhet të kemi. Mendoj se në SHBA mbështetja publike për Izraelin mbetet  shumë, shumë e fortë,por mes te rinjve është më e dobët. Mendoj se kjo nga ato që dëgjojnë nga profesorët e tyre nëpër universitete.

-A qe normale ajo qe senatori Shunmer  kërkoi për zgjedhje te reja në Izrael për të hequr Netanjahun?

Ishte tronditëse. Tregon se sa i gjerë është hendeku mes Izraelit dhe  administratës së Bidenit, sepse lideri democrat në senat nuk do kishte mbajtur atë fjalim pa aprovimin e Shtepisë së Bardhë. Pasojat e fjalës patën efekt bumerangu. Nuk e dobësuan Nejtanjahun, mbase e kanë forcuar.

-Trump është nën presion të  madh financiar për bondet që duhet të paguajë. A  e vë kjo në rrezik SHBA se ai do kërkojë para nga qeveritë e huaja?

Ky rrezik ekziston. Do shikojmë se si do sillet prej kësaj. Kontribuesit e tij nuk e kuptojnë se ai s’ka shpenzuar fare nga paratë tij per fushatën ne 4 vitet e fundit. Ai  ka përdorur komitetet tij politike të paguajë për gjyqet. Nëse njerëzit do zgjohen ta kuptojnë këtë, nuk do kenë dëshira t’i çojnë ceqe atij

-Faleminderit ambasador. Kur do publikohet edicioni i dytë i librit tuaj?

Ka dalë në librari dhe pritet  tjetri i ri që flet se si do duket një mandat i dyte i Trumpit bazuar në përvojën time.

Ekskluzive për “Fokus”dhe  gazetën “SOT”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here