Romeo Kara zbardh detajet tronditëse nga vrasja e Kosta Trebickës, inçizimi që kishte për Sali Berishën e fundoste në aferën e “Gërdecit”, ja çfarë përmbante kaseta

0
177

Juristi i njohur Romeo Kara ka zbardhur detaje tronditëse për ngjarjen e Gërdecit dhe për vdekjen e dyshimtë të Kosta Trebickës. Kanë kaluar më shumë se 14 vite nga ngjarja tragjike e 15 marsit 2008, kur nga shpërthimi i punishtes së demonstimit të municioneve, u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Asnjëherë nuk është dhënë drejtësi për këtë krim shtetëror. Por ka pasur dhe viktima të tjera, të cilat janë konsideruar si “anësore” dhe për më tepër vdekja e tyre misterioze është veshur me “tisin” e aksidentit automobilistik. Romeo Kara tha për gazetën “SOT” se Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Juristi gjithashtu tregon se Arben Ahmetaj pas intervistës në media mund të përfitojë lehtësisht azilin.

-Çështja e Gërdecit, Mediu tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të pranoj që të merret në pyetje ose jo?

Ai ka të drejtë që të përfaqësoj veten ose ta përfaqësojnë të tjerët. Kur e thërret gjykata për të dëshmuar ai duhet që të shkoj vet, për pjesën tjetër të procedurës mund të paraqitet me avokat.  Thelbi është se kjo çështje duhet riparë me tjetër klasifikim se pse kemi vajtur në këto pasoja, këto pasoja kanë ardhur prej një korrupsioni të pastër që është bërë më një aferë të pastër, aq sa u quajt Hiroshima shqiptare. Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Të merret në pyetje dhe Luan Hoxha ish shefi i shtabit dhe Guy Laëson. Tre persona në Amerikë janë dënuar për këtë aferë. Është dënuar me 4 vite burg Efraim Diveroli. Ata bashkëpunuan edhe janë dënuar me arrest shtëpie. Këtu ish-qeveritarët tanë, akoma nuk janë prekur.  Mendoj se çështja duhet të riklasifikohet, për mua nuk është figura kryesore Mediu, por fillon dhe mbaron me Sali Berishën.

-Për 21 janarin, Berisha ka deklaruar në atë kohë që edhe vet mund të merrte snajperin?

Është një gjetje nga Strasburgu, e drejta për të mbrojtur godinën nuk mund të prevalojë mbi të drejtën për jetën. Ata njerëz janë vrarë godinës dhe jo brenda ambienteve. Për mua duhet pyetur edhe Basha edhe Ina Rama dhe duhet që të bëhet një hetim gjithëpërfshirës. Ata e kanë cilësuar vrasje shtetërore.

-Në fushën penale ka analogji?

Nuk ka analogji nuk i ngjan rasti rastit. Nuk ka një rast si tjetri. Duhet që të hetohet çdo rast.   Masa e sigurimit nuk është masë dënimi.

-Ndër çështjet e rëndësishme në SPAK është edhe CEZ- DIA që edhe  ju vet keni bërë kallëzime?

Unë kam bërë kallëzim penal për CEZ-DIA-n. Kam përforcuar kallëzimin tim. Nuk e di nëse do të ketë zhvillime. Se po e le më gjatë është si puna asaj tavës do të digjet. Mendoj se tava është pjekur, ta nxjerrin tani.

-Çfarë presim gjatë 2024 nga drejtësia?

Unë mendoj se do jetë në një raport të barazvlefshëm por me hake të ndryshme. Drejtësia duke u forcuar dhe arroganca e politikës duke u ulur. Nuk mund të bëjmë edhe politik edhe zgjedhje pa vënë përgjegjësit e kësaj situate para drejtësisë. Këta janë pasuruar dhe populli është varfëruar, këta ndërtojnë vila ndërkohë populli largohet. Ne kemi dorëzuar sovranitetin dhe s’po e marrim dot më. E vetmja gjë që do na çoj të marrin sovranitetin është të  ndryshojmë rregullat e lojës edhe me drejtësi. Unë mendoj se duke u forcuar drejtësia do bjerë edhe hunda arrogante e  politikës.

-Deklaratat e Arben Ahmetaj që bëri pak ditë më parë si i patë?

Qëkur tha se njoh Klodian Zoton thash se çfarë duam ne që dëgjojmë këtë. Këto që tha ai mund të fitoj azil andej nga do të shkoj. Është një emision që është bërë që unë them diçka që të bëjë punën ty dhe unë dua të marr një azil që ti shmangem drejtësisë. Nuk tha asgjë, ai nga gënjeu hapur. Me kë tallet ai. Na i bëri kilometrin e rrugës 20 milion euro dhe thotë s’jam unë ideatori i atyre. Po ku kishte institucion që si hapte derën Klodian Zotos në emër të tij. Nëse ai do thoshte të vërtetën unë do e pranoja dhe do thosha çdo njeri ka të drejtë që të pendohet.

Intervistoi Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here