Shtyrja e votimit të Pr.ligjit për Lojërat e Fatit, gazetari i njohur zbulon arsyen: Për shkak se Braçe ka kërkuar përjashtimin nga menaxhimi i fondeve të…

0
73

Gazetari Mariglen Kume tha në një studio televizive se propozimi i Erion Braçes që Armand Duka dhe Fidel Ylli të përjashtohen nga menaxhimi i fondeve që do mblidhen nga operatorët, i miratuar në komisionin parlamentar, bëri që PS të shtyjë votimin në Kuvend të projekt-ligjit për Lojërat e Fatit.

Kume tha se i gjithë interesi për lobime në raport me draftin lidhet me shumën e madhe të parave që do menaxhojë këshilli dhe se ku do të shkojnë ato.

“Duket se nga disa indicie apo gjysmë informacione që kanë ardhur fillimisht, një nga arsyet për shtyrjen ka qenë propozimi i z.Braçe, i bërë në komision dhe i miratuar nga deputetët, që ishte përjashtimit të kreut të Federatës Duka, dhe kreu i KOKSH-it Fidel Yllit, nga këshilli i menaxhimit të fondeve që mblidhen nga taksat që do të paguajnë operatorët e Lojërave të Fatit. Sipas Braçes kreu i Federatës dhe kreu i KOKSH kanë konflikt interesi. Kjo u kundërshtua nga qeveria në mbledhjen e komisionit, por sipas procedurës Shalsi e hodhi në votim dhe kjo gjeti mbështetjen e deputetëve”.

Fondi mund të shkojë edhe për çështje sociale, dhe fondet mund të shpërndahen sipas projekteve që sjellin institucionet. Madje Braçe në komision propozoi që fondi të shkonte edhe për Mjedisin, që s’u miratua. Do jetë i ndarë për disa çështje, jo vetëm për sportin. Ata kanë lobuar më herët dhe duan të jenë aty. Ka edhe një pikë tjetër, është te pjesa e akteve normative, ku fillimisht e ka pasur që aktet do t’i përgatiste Ministria e Financave dhe më pas u ndryshua që do bëhet nga Këshilli i Ministrave”, tha Kume.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here