Ndryshime në rregullat e futbollit, çfarë është kartoni blu që UEFA është e detyruar ta pranojë?

0
40

Karton blu për lojtarët e pabindur dhe faullat që nuk arrijnë deri në gradën e ndëshkimit me karton të kuq. Kjo është ideja e re që IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) do prezantojë të premten.

Diçka e tillë nuk është një ide e re, me Federatën e Uellsit që kishte në plan të aplikonte këtë risi. Ndëshkimi me karton blu, sipas Telegraph Sport do jepet në rastet e “faullave naivë” të paqëllimtë, apo edhe për kundërshtimin e zyrtarëve të ndeshjes.

Për këtë, lojtarët do pezullohen me dhjetë minuta jashtë fushë, njëjtë si rregullat në regby. Në rast të dy kartonave blu gjatë ndeshjes, automatikisht përkthehet në karton të kuq dhe përjashtim.

Qysh prej Botërorit të vitit 1970 kur u aplikuan kartonat e verdhë dhe të kuq, kjo është hera e parë që IFAB pritet të pranojë këto ndryshime në rregullat e futbollit, çka do bënin që lojtarët të pushonin për 10 minuta dhe të linin ekipin me një lojtar më pak.

Protokolli i ri i rregullave pritet të testohet në FA Cup për meshkuj dhe femra, si edhe në ligat vullnetare që kërkojnë diçka të tillë. Fakt është se rregulli i ri nuk do prekë asnjë Ligë Evropiane të UEFA-s për këtë sezon.

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin tha muajin e parë se ishte kundër këtyre rregullave, pasi “nuk do ishte më futboll”. Megjithatë, oragni evropian i futbollit pritet t’i miratojë rregullat e reja nëse IFAB ia kërkon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here