Ja kush është deputetja e Sali Berishës që ka aksione në kullën 200 milionë euro në Tiranë dhe është e lidhur me një oligark të fuqishëm rus

0
110

Deputetja e Rithemelimit të Sali Berishës, Albana Vokshi ka aksione në një kullë në Tiranë, vlera e së cilës shkon në 200 milionë euro, ndërkohë që është e lidhur me një oligark të fuqishëm rus dhe ka marrë në duar bashkë me bashkëshortin e saj biznes nafte. Këtë deklaratë të fortë dhe të tjera lajme bombastike i ka zbuluar avokati i njohur, Idajet Beqiri gjatë një interviste për gazetën “SOT”. Ndër të tjera avokat Beqiri ka komentuar aksionin e Rithemelimit, tashmë që “frenat” i ka marrë Flamur Noka, pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa paralajmëroi se është gati të shpërthejë në SPAK dosja me aferat e rënda të deputetit. Beqiri në intervistë me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, theksoi se Noka do të jetë subjekt i SPAK duke filluar nga pastrimi i parave me vilën në Gjirin e Lalzit, te korrupsioni i lartë, ku sipas tij, dyshohet se është përfshirë deputeti besnik i Berishës. Madje ai përmendi kontratën koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike kur Noka ishte ministër i Brendshëm. Nga ana tjetër, avokat Beqiri komentoi edhe intervistën e dhënë javën që shkoi për televizionin “Syri Tv” nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa zbulon arsyet pse ish-ministri nuk do fitojë azili politik.

-Avokat Beqiri, si i shihni përpjekjet e Rithemelimit për të pasur ndikim në drejtësi, ndërkohë që po hetohen afera të rënda si në rastin e Sali Berishës?

Duan me çdo kusht ta mbajnë të pushtuar pushtetin ligjor. Duke pasur me vete atë monopol ata për korrupsion edhe kanë vrarë. Kur ka zhvillime të tilla të forta që i jep goditjen e duhur pandëshkueshmërisë dhe i hap rrugën një sistemi drejtësie dhe një pushteti gjyqësor që vartësinë e vetme e ka nga ligji, në një situatë të tillë ata do t’i ngulin kthetrat dhe do luftojnë të kapin çfarë mund të kapin dhe të jenë pjesë e tij që tu shpëtojnë këtyre goditjeve. Është luftë për jetë a vdekje që ata bëjnë dhe e mendojnë si rrugë që mund ta mbrojnë veten e tyre dhe klanet e tyre që të mbrohen nga krimet që kanë bërë. E shohim edhe në pushtete të tjera, në Gjykatë Kushtetuese ndahen kush janë të Ilir Metës dhe të Sali Berishës dalin kundër çdo vendimi. Edhe pse duhet të jenë ajka e gjykimit në Shqipëri sepse ata çdo gjë e shikojnë me syrin e zbatimit të republikës, ata duhet ta mbrojnë më çdo kusht. Një situatë e tillë është dhe në gjykata të tjera në rrethe nëpër Shqipëri. Një pjesë janë kthyer në këlyshë të Berishës e pjesa tjetër po përpiqen të punojnë.

-Rithemelimi sulmon herë pas herë SPAK-un duke i thënë SKAP, si i shihni këto deklarata?

Ne notojmë në kënetë shumë të madhe krimi. Kur je në një krim të tillë edhe SPAK-u edhe strukturat e tjera e kanë jashtëzakonisht të vështirë. Kur je në një kënetë të madhe dhe pak njerëz gjen të papërfshirë, duhet të kesh forcë të madhe. Me emra ka plot, është e mpleksur Albana Vokshi, ju e shikoni çfarë lufte bën në mbështetje të Sali Berishës me ca force dhe kalon edhe forcën e burrit në mbrojtje të ‘non-gratës’. Nganjëherë bëhet bishë e tërbuar në mbrojtje të ‘non-gratës’. Pse e bën? Sepse ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë në dorë naftën. E mori me ndihmën e madhe financiare të oligarkut më të madh rus që është pas asaj shoqërie që na ka marrë naftën ne. Është e rastësishme që na del ne Albana Vokshi dhe bashkëshorti i saj na dalin edhe tek kulla 100 katëshe? Ka 23% të 200 milionë eurove aty. Si e mori atë? Si u bë 23%? E mori me ndihmën e Albanës dhe me ndihmën e motrës së saj që kur u bë privatizimi i truallit tek “Shqipëria Sot”, ishte i një televizioni, Saliu brenda shumë pak ditëve ua prishi kontratën 20 vjeçare thjesht që t’ia jepte burrit të Albana Vokshit. Shiko sa i fortë është krimi, shiko çfarë lufte bëjmë ne. SPAK-u me 20 veta do luftojë ndaj këtyre që kanë mbrapa Serbinë, Rusinë, krimin, etj. Flamur Noka bënë si bishë e tërbuar, thonë njerëzit çfarë dreqin ka ky me Saliun. Edhe baba ta ketë nuk do bënte kaq kështu sepse nuk po bën Shkëlzeni sa bën Noka. Flamur Noka bën se e di që e ka pas zverkut të vetë. Shqipëria dhe shqiptarët e dinë shumë mirë aferën e rëndë që bëri Noka ke kartat e identitetit dhe pasaportat. Kur ishte ministër i Brendshëm zgjodhi një shoqëri, e cila pasi u hap rruga për të bërë kartat, ajo shoqëria u krijua më pas, ndërkohë që konkurrimi duhet bërë me ato shoqëri që ishin krijuar prej kohësh. Kurse Flamur pasi siguroi milionat e eurove gjeti dhe shoqërinë për t’ia dhënë. Ajo shoqëri 5 milion euro do fitonte pas vjetëve, më pas 5 vjetësh kontrata do lidhej 10 vjeçar, do ishte publike do e bënte shteti, më pas shteti do siguronte rreth 200 milion euro. Pa ligj në mënyrë arbitrare, ministri i brendshëm e shtyu kontratën dhe për 10 vjet të tjera. Çfarë bëri me këtë aferë ai. SPAK e di këtë aferë. Tani të shkojë ku është paraja. Këtë para e mori në këtë aferë, e çoi te Liqeni Artificial i Tiranës. Pallati te diga 492 m2 i ka Flamur Noka. E di me sa e ka marrë, e ka marrë 137 mijë euro, nëma trefish mua vetëm që ta marr futem me kredi, ajo bënë 1 milionë euro. Ai do luftojë me mish e shpirt ta mbrojë këtë. Është gati të japë jetën për Saliun se mbron veten e vetë, krimin që ka bërë. Për të mos folur për Salianjin pastaj.

-Si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Partia Demokratike e ka përmbushur mision dhe s’ka më të ardhme. Do ketë mëkate të mëdha në kurriz të vete edhe sikur të vazhdoj. Është një parti ka mbi kurriz shkatërrimin e shtetit në 1997, ka edhe gjithë këto afera të tjera që kanë ndodhur duke filluar me ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’. I bënë njësoj si Partia Komuniste dhe populli i jep një 5 për qind she nuk u jep më shumë. Nëse ata që janë demokratë të vërtetë që besuan se do sillte një demokraci të vërtetë kjo parti, ata janë të zhgënjyer dhe duhet që të mendojnë që të krijojnë një parti tjetër të vërtetë.

-Sa larg mund të shkoj kjo opozitë duke pasur kjo këto probleme që ka tani?

Kjo merr fund zgjedhjet e tjera. Edhe në zgjedhjet e kaluara ata nuk morën shumë vota. Kanë rënë shumë poshtë, nuk ecën dot një forcë nëse nuk ka mbështetjen euroatlantike, je i vdekur.  Partia Demokratike është e ngarkuar me negativitet të madhe nuk e rehabiliton dot. Atyre do tu duhet që kushdo që do marr drejtimin duhet që të rregulloj imazhin fillimisht që thotë s’jemi më ajo PD e Saliut që e përdori për interesat e veta. Por sa të ndërtosh imazhin e ri të asaj partie dhe për këtë duhen shumë energji, më mirë ndërto një parti të re. Edhe pse iku Berisha nuk ikën berishizmi nga ajo parti. Edhe ata që janë flasin si Sali Berisha. Asnjë parti që dolën në vitet ’90 asnjë prej tyre nuk ekziston sepse evolon çdo gjë.

-Drejtësia e re përballë gjithë këtyre fakteve sipas jush çfarë duhet që të bëjë?

Drejtësia e re është futur në rolin e vet dhe është e bindur se skam ë të ndërhysh me mikun me paranë e pistë dhe me korrupsion. Ka ardhur koha që kjo gjë të mos falet më. Duhet bërë pastrimi i radhëve nga të korruptuarit dhe disa mendojnë se ato pasuri që si justifikonin dot do t’i gëzojnë, por do shkohet edhe tek ata, do t’ju konfiskohen dhe do tu kalojnë shtetit. Por, SPAK po rri ende tek korrupsioni i vogël, po merret me gjethe dhe nuk po shkon as tek rrënjët dhe as tek trungu, po rri tek ish-kompleksi ‘Partizani’, ndërkohë ka shumë afera më të rënda se kjo. Kjo gjë si kënaq as shqiptarët dhe as ndërkombëtarët. SPAK duhet që ta nxis KLP, por kjo e fundit nuk duket gjëkundi.

-Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë për çështjen e inceneratorëve në një televizion që është pro opozitës, keni një koment lidhur me këtë?

Fakti që ai i bashkëngjitet opozitës dhe bënë rolin e viktimës dhe Berisha me sa duket po e mbështet sepse një pjesë të informacioneve që sëkëllijnë te çatia e shtëpisë së kafazit nga Arben Ahmetaj me sa duket i ka marrë. Ahmetaj me sa duket do të sigurojë disa materiale. Unë e mora azilin politik shumë shpejt në Belgjikë atëherë. Panë raportet dhe e konsideruan regjimin e Berishës diktatorial dhe më dhanë azil mua dhe fëmijëve të mi. Në rastin konkret kur dihet që Shqipëria vendi Nato-s do ta ketë të vështirë pavarësisht se përpiqet. Nuk do japë kush azil kur bëhet fjalë për afera të tilla. Këto vepra janë si akte terroriste për Evropën. Do ketë njëlloj imuniteti në thonjëza me këto lëvizje që po bën.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here