Dëm 1.2 mln euro buxhetit të shtetit, SPAK bën lëvizjen urgjente ndaj zyrtarëve të Financave

0
37

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën Prokurorisë për kalimin në gjyq ndaj tre të akuzuarve lidhur me veprimet e paligjshme duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh.

Gjykata pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe përfituesin e pronës Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Ndërkohë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe vetë të pandehurit drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha për pushimin e çështjes. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.

Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here