Nga gjobat te heqja licencës, zv. ministrja mjedisit del me thirrjen e fortë ndaj bizneseve për qeset plastike

0
72

Zëvendës ministrja Almira Xhembulla e ftuar në “Good Morning Albanians”, tha se do të vijojnë kontrollet e befasishme sa u takon prodhimit të qeseve plastik.

Ajo tha se prodhuesit të cilët  do kapen në shkelje të kontratës që kanë me me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

“Kemi rifilluar një aksion intensiv për të monitoruar  të gjithë territorin e Shqipërisë. Do kemi kontrolle të befta edhe te prodhuesit dhe u bëj thirrje të tregojnë kujdes dhe të jenë korrekt në bazë të kontratës që kanë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe të respektojnë standardin për të zbatuar ligjin.

Gjoba është progresive, në rastin e parë gjoba është 500 mijë lekë të reja, pastaj është 100 mijë lekë të reja deri në 150  mijë lekë të reja. E më pas mund të kalojmë në heqje licence të biznesit dhe në sekuestrim të të gjithë sasisë së qeseve të jashtëligjshme”,- u shpreh zv/ministja Xhembulla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here