Nuk përmbahet kreu i Wagner, kërcënon sërish Putinin: Bëhu serioz për luftën ose…

0
71

Kreu i grupit privat rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar drejtpërdrejtë udhëheqësit rusë si dhe presidentin Vladimir Putin. Ai tha se lufta po bëhet serioze dhe se mund të pritet një revolucion.

Gjuha e përdorur nga Prigpozhin ishte e mbushur me ofendime ndaj udhëheqësve rusë dhe fëmijët e tyre.

“Kur fëmijët e elitave vendosin krem dielli mbrojtës dhe e publikojnë në Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera, fëmijët e njerëzve të zakonshëm kthehen në arkivole zinku, të bërë copash, me nënat që vajtojnë për ta. Kam dërguar një video të një babai që rri pranë djalit të tij të vdekur duke thënë: ‘Vladimir Putin, e kuptoj që dekoron gjeneralët me medalje, pse djali im nuk është dekoruar?’ Ky i moshuar është bërë copash, ndërsa ai injoranti, dhëndri i ministrit Shoigu, po tund të pasmet e tij në Emiratet Arabe.

Të gjitha këto përçarje mund të përfundojnë në një revolucion, siç ndodhi në vitin 1917. Fillimisht ushtarët do të ngrihen në kryengritje, më pas edhe familjarët e tyre. Është e gabuar të mendosh se janë vetëm disa qindra, ata janë dhjetëra mijëra, të afërm të atyre që janë vrarë. Me shumë gjasa do të jenë qindra mijëra dhe ne nuk mund ta shmangim atë. Prandaj këshilloj elitën e Federatës Ruse: Mblidhni fëmijët tuaj. Dërgojini në luftë. Kur ju tu bëni funeralin dhe t’i varrosni ata, atëherë njerëzit do të thonë: Gjithçka është e drejtë tani”, u shpreh Prigozhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here