Google search engine
Home Kronike Ardian Nikulaj i ulur në tavolinë, autori me skafandër e jelek i...

Ardian Nikulaj i ulur në tavolinë, autori me skafandër e jelek i drejton armën dhe…/ Publikohet momenti i vrasjes së biznesmenit (FOTO)

0
172

Zbardhen detaje të reja nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj nga një person i paidentifikuar në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, autori i veshkur me skafandër dhe jelek ka hyrë në ambientin e lokalit ku po qëndronte biznesmeni, ku dhe i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.

Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ardian Nikulaj i ulur në tavolinë, autori me skafandër e jelek i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here