“Shokun tim e la gruaja për instruktorin e palestrës”/ Mjeku shqiptar habit me deklaratën: 80% e kolegëve të mi janë të divorcuar

0
132

Një studim i fundit ka treguar se një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut.

I ftuar në emisionin Goodmorning Albania, neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, konfirmoi këtë studim duke thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar. Madje ai solli si shembull dhe rastin e një kolegu të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fizkulturë.

Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here