Sulmi me një të vrarë në ‘TCH’, reagon Ministri i Brendshëm

0
105

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale dënon sulmin ndaj godinës së Top Channel shpe shpreh angazhimin për zbardhen e ngjarjes.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me #TCH”.

Të hënën pas mesnate, rreth orës 01:00 është qëlluar me breshëri plumbash drejt godinës së Top Channel. Plumbat kanë kapur rojën e sigurisë, 60-vjeçarin Pal Kola i cili ka ndërruar jetë.

Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here