Sulmi ndaj ‘TCH’/ Ja disa nga pistat kryesore ku po heton policia, një ndër to edhe realityshow ‘Big Brother VIP’, dyshohet se…

0
259

Pas mesnate, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në godinën e “Top Channel”, ku është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka mbetur i vrarë roja i sigurisë.

Roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Ky akt ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundi mësohen pistat ku po hetohet nga policia për ngjarjen kriminale.

Dyshohet se një nga pistat ku po hetohet mund të jetë “realityshow” “Big Brother VIP”.

Një tjetër pistë është misioni apo puna e “Top Channel”, megjithëse nuk duket të ketë pasur ndonjë rast të kohëve të fundit.

Deri më tani autoritetet ende nuk kanë kapur dhe identifikluar autorët që qëlluan me breshëri plumbash.

Autorët e ngjarjes kanë qëlluar nga një automjet i tipit “Range Rover”.

Pak orë pas krimit, automjeti është gjetur në Golem në Kavajë, i shkrumbuar tërësisht.

Brenda mjetit është gjetur edhe automatiku AK-47 me të cilin dyshohet se autorët kanë sulmuar godinën e “Top Channel”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here