“Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe i njerëzve”, media britanike: Si po i përdorin bandat shqiptare sallonet e berberëve

0
87

Autoritetet në Britaninë e Madhe në përballjen e tyre me krimin e organizuar kanë pikasur skemën më të re të grupeve të strukturuara për pastrimin e parave me burim të paligjshëm, e cila përfshin sallonet e berberëve anembanë qyteteve më të mëdha në vend.

Sipas britanikes DailyMail bandat e narkotikëve po përdorin disa biznese të tilla për të fshehur të ardhurat e krimit, ndërsa besohet se shumë prej tyre po përdoren edhe si baza për trafikun e qenieve njerëzore.

Shpërthimi i salloneve të flokëve në Londër dhe qytetet e tjera të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë që ekspertët të bëjnë thirrje për një hetim në shkallë të gjerë.

Raportohet se disa prej tyre drejtohen nga banda shqiptare dhe kurde të cilat fitojnë para duke kontrabanduar dhjetëra mijëra emigrantë nga Calais në Dover me kamionë dhe varka të vogla përtej Kanalit të La Manshit.

Ish-oficeri i Policisë Metropolitane Ali Hassan Ali tha: ‘Përgjatë rrugëve kryesore ne kemi parë një ‘bum’ në hapjen e këtyre salloneve që nga pandemia. Shumë nga këto biznese kanë mijëra paund pajisje, por nuk kanë klientë.

“Ka arsye të forta për të besuar se një numër i madh, veçanërisht ato në pronësi të shqiptarëve, turqve dhe kurdëve, kanë lidhje me krimin e organizuar. Mund të jetë kontrabandë me njerëz dhe në disa raste drogë”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here