Vrasjet e 21 janarit/ Prokuroria nis menjëherë lëvizjet pas thirrjes nga ministri i Drejtësisë. Çfarë është planifikuar për sot

0
46

Çështja e vrasjeve të protestuesve gjatë tubimit të 21 janarit 2011 është rikthyer në kryefjalë të maxhorancës socialiste në këto ditë të përvjetorit të 12-të të protestës.

Eksponentë të lartë të maxhorancës kanë kërkuar nga SPAK që të marrë nën shqyrtim çështjen. Vetëm pak më herët ministri i Drejtësisë tha se sot do të ketë dhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme.

Burime per Euronews Albania nga Prokuoria e Tiranës bëjnë me dije se ditën e sotme pritet të ketë një reagim zyrtar nga organi i akuzës në lidhje me këtë çështje.Kujtojmë se në prokurorinë e Tiranës ndodhet dosja e vrasjes së Aleks Nikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here