“Ka një provë të re që u fsheh për 12 vjet”/ Ulsi Manja del në konferencë urgjente dhe i bën thirrje të fortë SPAK: 21 Janari, vrasje shtetërore, hetoni dhe merrni në pyetje ata që dhanë urdhrin për Gardën e Republikës!

0
123

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një dalje për mediat i bëri thirrje SPAK që të hetojë ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.Ai tha se SPAK duhet të hetojë provën e re të depozituar nga PS-ja, ndërsa theksoi se duhet të merren në pyetje ata që dhanë urdhrin për të qëlluar Garda e Republikës.

“Ish-komandantin e gardës së Republikës, por dhe zinxhirin e gardës, që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë dretjësi për 21 Janarin. 21 Janari nuk është hetuar asnjë ditë. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se ka pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 janar të vitit 2011. I takon prokurorisë që të marrë këtë provë të re dhe të nisë hetimet një orë e më parë për vrasjen shtetërore. Familjarët e viktimave në radhë të parë, por dhe qytetarëve, ku 4 qytetarë të pafajshëm u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e Kryeministrisë. Ish-kryeministri Berisha për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit në bulevard i vrau Garda e Republikës, që mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar në xhepa, që sipas atij kishin ardhur ta rrëzonin nga pushteti.
Presim nga SPAK që të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, që nuk janë thirrur asnjë ditë nga organi i akuzës dhe të zbardhë të vërtetën. 21 janari nuk ishte krim i rëndomtë, ishin vrasje të pastra shtetërore.”, tha Manja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here