Google search engine
Home Politike Pagesat e Zotos për udhëtimet luksoze të Ahmetajt, Bardhi dhe Tabaku: SPAK...

Pagesat e Zotos për udhëtimet luksoze të Ahmetajt, Bardhi dhe Tabaku: SPAK dështoi me hetimet, fshehu provat, duhet të thërrasë zv/kryeministrin

0
211

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dh Jorida Tabaku kanë reaguar pas padisë që depozitoi  në SPAK, gazetari Adriatik Doçi, ku mes dokumenteve ishin dhe e-mailet të dala nga kompjuteri i Klodian Zotos që tregonin se ky i fundit i kishte paguar udhëtimet dhe hotelet luksoze në Milano, Vjenë, Bukuresht, Arben Ahmetajt në kohën kur ishte ministër i Financave. Fillimisht ka qenë zoti Bardhi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ato janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë. Ai shton më tej se nëse këto fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorëve Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje.“Korrupsioni i Edi Ramës dhe Qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve po qartësohet dita-ditës. Sot në media kanë rrjedhur disa dokumente sesi banda e inceneratorëve kishte paguar me dhjetëra udhëtime të ish-zëvendësit të Edi Ramës, në kohën kur ka qenë Ministër i Financave. Mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij (një vepër tjetër penale) janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë. Nëse ato fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorisë është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje. Aferës së inceneratorëve duhet ‘ti shkohet deri në fund. Qeveria e Edi Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale dhe SPAK duhet ta hetojë si të tillë.

Pagesat e Zotos për udhëtimet luksoze të Ahmetajt, Bardhi dhe

Tabaku: SPAK duhet të thërrasë Ahmetajn

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë për pagesa ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Facebook, Tabaku shkruan se bazuar në provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ish-ministri Arben Ahmetaj ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”. Po ashtu, ajo shtoi se është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes dhe të thërrasë për të marrë në pyetje Ahmetajn. “Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit. Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik. Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së re! Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit. Publikimi nga media  i komunikimeve elektronike të pronarëve në kërkim të inceneratorëve e lidhin atë me një nga personat kyç që ka ndikuar në vendimmarrjen shtetërore për të ideuar, miratuar dhe zbatuar skemën korruptive që sot po i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro. Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët kërkova, ndër të tjera, edhe të dhënat në lidhje me transaksionet bankare të atyre që ishin dhe janë të përfshirë në aferën e 430 mln euro. Jo vetëm që të dhënat e kërkuara nuk iu vendosën në dispozicion komisionit, por ky i fundit u sulmua drejtpërdrejtë nga ata që sot janë në kërkim”, shkruan Tabaku ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here