Ndodhet te spitali i Traumës pasi simpatizantët e PD-së e ‘masakruan’ pasi grushtoi Sali Berishën, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e agresorit

0
205

Gert Shehu, 31-vjeçari nga Tepelena, i cili në nisje të protestës goditi me grusht dhe gjakosi ish-kryeministrin Sali Berisha aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Mësohet se ai ka një ënjtje në kokë dhe mjekët janë duke i bërë skaner. Po ashtu bëhet e ditur se ai ka refuzuar kategorikisht të flasë dhe të japë ndonjë detaj për ngjarjen.

Forcat e rendit janë duke e mbajtur atë në mbikqyrje të vazhdueshme.

Më pas ai do të japë edhe dëshminë e plotë në lidhje me veprimin e dhunshëm të tij ndaj ish-kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse 31-vjeçari gëzon shëndet të plotë mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here